HomeSociale

Digjen dy makina, në Tiranë dhe Vlorë

Dy makina kanë marrë flakë mbrëmjen e djeshme.

Një automjet me targë TR7686T ka marrë flakë në lëvizje në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në automjet.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që flakët janë shuar në kohë nga një patrullë e Policisë Bashkiake që ndodhej aty në momentin e ngjarjes.

“Shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë patrullimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, konstatuan një automjet që mori flakë. Ndërhyrja në kohë e tyre bëri të mundur shuarjen e zjarrit, që kishte përfshirë atë”, thuhet në reagim.

Ndërsa automjeti tjetër është djegur thuajse tërësisht në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Automjeti i djegur tip “Renault” me targa AA763 IT.


TË NGJASHME