HomePolitikë

Digjen mandatet e Rakipit dhe Rehovicës, ja dy zëvendësuesit e rinj

Pas heqjes se mandatit për dy deputetët e Kuvendit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica nga KQZ, mësohet se kush janë dy deputetet që do i zëvëndësojnë në Kuvend.

Përkatësisht Aqif Rakipi zëvendësohet nga Dritan Bici i PDIU, i cili ka qënë kryetar i Bashkisë së Gramshit.

Ndërsa deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica zëvendësohet nga Silva Caka e cila vjen nga rradhët e LSI, ku ka qënë deputete nga viti 2013 deri në 2017.

KQZ votoi me 5 vota pro heqjes së mandateve, sipas kërkesës së Prokurorisë.

Organi i akuzës ka konstatuar se dy deputetët preken nga ligji i dekriminalizimit dhe nuk kanë deklaruar ndalimin nga policia kur kanë qëndruar më parë në Itali.


TË NGJASHME