HomeLajmi i Fundit

Digjen tri automjete në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit në zonën e Yzberishtit janë djegur pjesërisht 3 automjete. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

Mësohet se nëpërmjet tubave të ajrimit flakët janë ngjitur lart në pallat duke shkaktuar panik tek banorët. Menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit dhe largimin e tymit. Për këtë ngjarje është bërë evakuuimi i banorëve të disa apartamenteve, të cilët rrezikonin të asfiksoheshin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.