HomeLajmi i Fundit

Digjet furgoni ku po udhëtonin Inva Mula, Ermal Mamaqi dhe …

Mëngjesin e sotëm, automjeti me të cilën udhëtonin aktori Ermal Mamaqi, sopranoja Inva Mula dhe bashkëshorti i saj profesori Hetem Ramadani, shkrimtarja Mirela Sula etj, ka shpërthyer në flakë rrugës për në Tropojë.

Menjëherë ata kanë dalë nga makina, ndërsa falënderojnë sopranon Inva Mula që i ka nxitur të dalin nga makina pak para se ajo të shpërthente në flakë.

Njoftimin për incidentin këtë mëngjes e ka njoftuar vetë shkrimtarja Mirela Sula përmes rrjeteve sociale nga ku ka postuar edhe videon e fugoni që përfshihet nga flakët.

‘’Ermal falë teje jemi gjallë. A je e lumtur që jemi gjallë? Imagjino çfarë do të ndodhte. Kjo do të thotë se duhet të jetojmë akoma. Aty do kishim qenë, po mos kishim qenë rob zoti, falë energjisë së mirë. Iku furgoni u zhduk. U zhduk. Inva na shpëtoi jetën. Të kemi borxh jetën. ‘’- thotë Mirela Sula.