HomeAktualitet

Digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Mimoza Agalliu, u përfshi në flake sot, me datë 1 tetor rreth orës 3 të mëngjesit.

Automjeti tip “mercedes-benz” ndodhej i parkuar në një rrugicë pranë banesës së drejtoreshës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në zonën e Kombinatit në kryeqytet, në momentit kur mori zjarr.

Ekspertët kriminalistë dhe të shërbimit zjarrfikës që inspektuan vendngjarjen dhe automjetin e e djegur, dyshojnë se është përdorur lëndë djegëse për të shkaktuar zjarrin.

Megjithëse nga hetimet policore paraprake rezulton se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, vetë drejtoresha e Qendrës Sociale në Kombinat Mimoza Agalliu, në deklarimet e fundit është shprehur se nuk ka konflikte.

Agjentët e krimeve kanë filluar me kontrollin e disa kamera sigurie të bizneseve në këtë zonë të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorit.


TË NGJASHME