HomeLajme

Digjet makina në autostradën Durrës-Tiranë

Një automjet i denoncuar i vjedhur është djegur mbrëmjen e kaluar pranë Durrësit. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, i braktisur në anë të rrugës, në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë.

Mjeti ishte denoncuar i vjedhur më 23 shtator. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME