HomeLajmi i Fundit

Digjet makina te Liqeni i Thatë

Një automjet tip Mercedez Benz ka marrë flakë ditën e sotme pranë zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë.

Sipas videove dhe fotove të siguruara nga LSA, vihet re se forcat e rendit tentojnë të fikin zjarrin me bombolat zjarrfikëse e dorës.

Por ajo që bie ne sy është fakti se efektivi i policisë pasi ka tentuar të shuaj flakët, i ka mbaruar bombola me ujë dhe është larguar duke e lënë makinën të digjej.

Pas kësaj tentative në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, por makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Digjet makina te liqeni i thate policit i mbaron bombla zjarrfikese (3)