HomeSociale

Digjet natën makina e zyrtares së Tatim Taksave në Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetarVlorës,  është djegur një mjet tip ‘Benz’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 në lagjen “Pavarësia” , ndërsa mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 928 TZ ka qenë i parkuar poshtë një pallati.

Menjëherë sapo është konstatuar zjarri, ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, pavarësisht se mjeti ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Pronari i mjeti është shtetasi Luan Bejaj, jurist në Aluizëm, por mësohet se makina përdorej nga bashkëshortja e tij M.Bejaj, punonjëse në Task-Forcën e Tatim-Taksave.

Luan Bejaj ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


TË NGJASHME