HomeShowbiz

Dikur ushtar i UÇK-së, sot një nga tenorët më të famshëm në botë

Tenori me famë botërore nga Kosova Ramë Lahaj, përmes një shkrimi dhe një fotografie në llogarinë e tij Instagram ka treguar për suksesin e tij të fundit, e këtë e ka bërë përmes një përshkrimi mjaftë inspirues, teksa me këtë postim ka treguar se ka qenë ushtar i UÇK-së.

Postimi i plotë i Lahajt:

20 vjet ndryshim.

Ushtar në luftë, ushtar në paqe.

Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.

Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.

Përndryshe, Ramë Lahaj u rrit dhe u lind në Istog, gjersa pas përfundimit të shkollës së mesme, vendosi të vazhdojë rrugëtimin e tij në muzikë në tregun ndërkombëtar.

 

 


TË NGJASHME