HomeModa

Dimri po afron! Ja disa kombinime të ngrohta dhe plot stil

Ndonëse temperaturat shënojnë 30 gradë Celsius, të gjithë e dinë që kjo verë e dytë nuk do të zgjasë shumë gjatë! Pas xhaketave bëni mirë të nxirrni palltot.

Chic, elegante lehtësisht të kombinueshme, oversive ose jo palltot e këtij sezoni do të kënaqin çdo shije e stil. Nga bezha klasike në stilin Audrey Hepburn e deri tek ngjyrat më intensive si burgundy apo jeshile ulliri, palltot në të gjitha këto nuanca do të jenë IN. Si gjithmonë e zeza është ngjyra që do të mbizotërojë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të guxoni! Materialet variojnë nga leshi e deri tek kamoshi. Mund të zgjidhni një pallto njëngjyrëshe ose të qendisur, të gjatë apo të shkurtër e rëndisshme është që ju të ndiheni mirë tek e mbani veshur. Blerja e palltos që do të na shoqërojë gjatë dimrit të ftohtë. Por cilën të zgjidhni?

Trendet e këtij sezoni janë interesante. Mes palltove të stërmëdha, pelerinave, pardesyve elegane me rrip dhe siluetave klasike, më poshtë gjeni një përmbledhje të trendeve dhe kështu krijoni një ide për atë që ju nevojitet.

Palltoja e stërmadhe

Nga e majta në të djathtë: Balenciaga, Chanel, Saint Laurent

Pallto me rrip

Nga e majta në të djathtë: Tod’s, Givenchy, Gucci

Pelerina


TË NGJASHME