HomeSociale

Dimri s’po duket, si do jenë temperaturat deri në dhjetor

Këtë vit, moti ka rezultuar tërësisht i paparashikueshëm. Teksa prisnim temperatura të ulëta dhe reshje të dendura, nëna natyrë është treguar tepër bujare me ne.

Sipas meteorologëve, deri më datë 20 nëntor koha do të jetë e ngrohtë dhe pa reshje shiu.

Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do jetë pak ftohtë e ndërsa ditën priten temperatura deri më 26 gradë.

Pas kësaj date parashikohet të nisin reshje lokale shiu, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore.

Diçka e ngjashme pritet të ndodhë edhe në dhjetor.

 


TË NGJASHME