Aktualitet Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Dinamika e vrasjes/ Si ndodhi atentati ndaj Santiago Malkos

Në këtë vend (në foto), ish-policit 26-vjeçar Santiago Malko që udhëtonte me makinën e tij BMW, i preu rrugën një furgon i bardhë. 2 persona kanë hapur zjarr ndaj tij duke bërë që Malko të humbë drejtimin e makinës dhe të dalë nga rruga vetëm 500 metra më tutje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja.

Por nuk janë qëlluar vetëm 9 plumba. Gëzhoja të tjera kallashnikovi besohet se kanë mbetur në furgonin e atentatorëve, i cili dyshohet të jetë i vjedhur.

Ata kanë ndjekur lëvizjet e objektivit, që udhëtonte i vetëm me një fuoristradë BMW X5 dhe e kanë qëlluar në momentin kur ai ka dalë nga ky lavazh, në rrugë “Xhanfize Keko”, në orën 22 e 20 minuta.

Bazuar në të dhënat e policisë, Tv Klan ka ndërtuar me mënyrë grafike dinamikën e ngjarjes.

Sapo del nga lavazhi, makina e Santiago Malkos është ndeshur me furgonin e atentatorëve. Ata i kanë prerë rrugën dhe e kanë qëlluar me breshëri nga pjesa e përparme dhe nga ana e pasagjerit.

111

Makina e 26-vjeçarit del nga rruga dhe përplaset me murin rrethues të një kapanoni, ngjitur me kompaninë e prodhimit të pasaportave, Aleat.

Ndërsa autorët më pas largohen për në periferi të Tiranës, në drejtim të fshatit Ferraj, duke kaluar nga rruga “Kahreman Ylli”, e më pas në zonën e quajtur “Rruga Ura”. Ata e kanë djegur makinën larg banesave të fshatit, afro 6 kilometra, apo rreth 20 minuta larg vendit të krimit.

“Pikërisht në këtë vend, mes kodrave të fshatit Ferraj është gjetur makina e djegur e autorëve të vrasjes së Santiago Malkos. Ky vend duket se është përdorur edhe herë të tjera për të djegur makina pasi bloza dhe tymi janë kudo në këtë zonë. Makina është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa në të është gjetur  edhe arma e krimit, një automatik kallashnikov”.

Në vendngjarje kanë mbetur ende mjetet e përdorura për të djegur makinën, si doreza apo bidona plastikë, të cilët kanë qenë të mbushur me benzinë.

11

Rruga për të shkuar në këtë vend është mjaft e vështirë, pasi pjesa më e madhe e saj është e paasfaltuar dhe në kushte mjaft të këqija.

Policia e zbuloi makinën pak kohë pas atentatit, por deri tani thuhet se nuk ka mundur të gjejë prova të vlefshme, pasi flakët kanë shkrumbuar çdo gjë. Në këtë vend kanë humbur gjurmët edhe autorët, të cilët dyshohet se janë rikthyer në qytet me një mjet tjetër.

Related posts

Kokaina në xhep fundos dy shqiptarët

Mila

Manjani: Reforma në drejtësi nuk është punë Ambasadorësh

Mila

Parashikimi i motit, 12 Prill 2019

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!