HomeLifestyle

Disa aksesorë që do ju bëjnë të dukeni më ‘cool’ këtë verë

Vera po vjen dhe ndonëse na ndajnë vetëm pak javë deri në çeljen e sezonit të plazhit, pritja po na duket si një përjetësi!

E kemi një zgjidhje që do ta sjellë verën më shpejt nga sa mendon. “Swarovski” është kujdesur që me koleksionin e ri të sjellë momente magjike që na kujtojnë sezonin veror.

Vathët, byzylykët, varëset të gjitha vijnë me kristale plot ngjyra dhe dizajne që na kujtojnë ditët me diell pranë plazhit.

Shijoni një koktej me këto vathë të mrekullueshëm me ngjyrat e preferuara të sezonit. E kuqja dhe portokallia nuk janë dukur ndonjëherë kaq bukur sesa në këtë set që na kujton pushimet tropikale.

Rrezatoni me byzylykun shumëngjyrësh me motivin e akullores, i dekoruar me kristale rozë dhe ngjyrë floriri.

Vathët në formë bananeje janë një tjetër ide fantastike e “Swarovski”-t që sjellin aromën e pushimeve verore.

Unazat janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e koleksionit “No Regrets” , me një shumëllojshmëri ngjyrash dhe formash të kristalave.

Shtojini shkëlqim look-ut tuaj të përditshëm me koleksionin e ri “No Regrets”, të “Swarovski”-t.


TË NGJASHME