HomeUdhëtime

Disa arsye pse duhet të vizitoni Maldives

Maldives janë cilësuar si një nga vendet më të bukura tropikale në botë, me rërën e bardhë dhe detin blu.

Miles of pristine aquamarine sea are just one of the many reasons the Maldives is an idyllic destination
Deti blu i bën edhe më tërheqës ishujt Maldives, të cilat gjenden në Oqeanin Indian. Maldives janë ishuj tropikal dhe gjithsej janë 1192 ishuj të vegjël.
Enjoy views like this - literally on your doorstep when you stay at Centara's Maldive resorts
Mund të shijoni pamje të tilla çdo ditë të vitit në resortet e ndryshme në Maldives.
Those looking for seclusion and peace will be delighted by Centara resorts' near-deserted beaches  
Vendodhja e ishujve tropikal të Maldives e bën më të veçantë nga ana kulturore, pasi gjendet në Oqeanin Indian dhe ka një larmi kulturore nga shtete si Afrika, Indonezia, Malazia, Sri Lanka, India dhe shumë shtete të tjera. Centara Grand Island Resort & Spa është një nga resortet më lukzoze në Maldives, ky resort është perfekt për familjet dhe të rinjtë. Maldives kanë një popullsi rreth 400 mijë banorësh dhe më pak se 300 prej 1192 ishujve janë të banueshëm. Ishujt e Maldives cilësohen si një nga vendet më paqësore në botë.


The underwater wildlife is  breathtaking and is just inches away from your private Centara villa
Në Maldives mund të bëhen edhe zhytje, ky sport është tepër i veçantë. Mund të zhyteni në ujërat e thella dhe blu të Oqeanit Indian dhe të shihni koralet e mrekullushme dhe gjallesat e ndryshme që gjenden aty, si për shembull breshkat.
The Maldives boasts year-round sunshine and an average temperature of around 30°C
Ishujt Maldives kanë diell pothuajse çdo ditë të vitit dhe kanë një temperaturë mesatare rreth 30 grade celsius. Nëse jeni duke kërkuar për vende të tilla ky është padyshim vendi i duhur. Maldives ndodhen shumë pranë ekuadorit dhe shumë prej këtyre resorteve kanë një temperaturë ideale tropikale. Shumë prej turistëve që do ta vizitojnë do të ngelen shumë të kënaqur nga klima tropikale. Koha perfekte për të udhëtuar drejt Maldives është nga muaji Dhjetor dhe muajin Prill, pasi sasia e rreshjeve është teper e ulët dhe temperaturat janë tepër të favorshme si ditën ashtu edhe natën.
The upscale adults-only hotel, the Centara Ras Fushi Resort & Spa, is home to one of the world's best dive sites
 Centara Ras Fushi Resort & Spa është vendi ideal për të kaluar pushimet perfekte.
Wake up in pure luxury with this  view of the ocean in a Centara Deluxe Water Villa 

Kurdo që të niseni për në Maldives sigurohuni që të bëni prenotimet në Centara Hotel and Resorts, si një nga resortet më të mrekullushme, aty ku ju dhe familja juaj do të kalojnë momente të paharrueshme.


TË NGJASHME