HomeLifestyle

Disa arsye se përse një skuadër pune duhet të punojë brenda së njëjtës kompani


Në ditët e sotme, punonjësit që punojnë nga shtëpia po shtohen gjithnjë e më shumë, por njëkohësisht të shumta janë edhe ato kompani të cilat vazhdojnë të kenë një kulturë kompanie sipas mënyrës tradicionale, dhe madje këto të fundit kanë rezultuar të jenë ndër më të suksesshmet.

Në ditët e sotme, puna për një sipërmarrës është lehtësuar shumë, sepse me anë të teknologjisë në dispozicion ata mund t’i transformojnë idetë e tyre në para më lehtë në krahasim me gjeneratat e mëparshme.

Por, pavarësisht avantazheve që të punuarit nga shtëpia mund të sjellë për një kompani (si fleksibiliteti me oraret për shembull), drejtuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme vazhdojnë të operojnë në kompaninë e tyre sipas mënyrës tradicionale, duke u munduar që të gjithë punonjësit e tyre të punojnë së bashku në të njëjtën vendndodhje.

Ja pse ata vazhdojnë të mendojnë se kjo është mënyra e duhur:

1. Fluks idesh të reja

Për të bërë të mundur që kompania juaj të jetë në rritje të vazhdueshme, juve ju duhet që të keni gjithmonë sa më shumë ide të reja. Që në momentin që ju e krijuat kompaninë tuaj, ju e dinit shumë mirë se në cilën stad do të avanconte ajo. Por nuk duhet të harroni gjënë më të rëndësishme. Ju jeni vetëm një njeri dhe të vetëm nuk do të mund t’ia dilni kurrë, prandaj juve ju duhet një burim i pashtershëm idesh të reja, dhe kush më mirë se një staf profesionistësh mund t’ua mundësonte një gjë të tillë?

2. Lehtësi në përmbushjen e afateve

Nëse ju e keni të gjithë stafin tuaj brenda së njëjtës kompani dhe jo disa prej tyre të punojnë nga shtëpia dhe disa nga zyra, ju do të keni më shumë mundësi për të t’i përfunduar detyrat e ndryshme sipas afateve të përcaktuara, sepse do të keni së bashku të gjithë stafin e kompanisë që do të jetë duke punuar për realizimin e një objektivi të caktuar.

Gjithashtu nëse ju e keni të gjithë stafin tuaj në të njëjtën vend, ju do të keni mundësi për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme brenda një kohe më të shkurtër. Për shembull, në rast se ju keni grafistin e kompanisë suaj që punon në ambientet e kompanisë, ju do ta keni më të lehtë për të shkuar në zyrë.


TË NGJASHME