HomeLajme

Disa fakte për mafian italiane

Historia italiane është e trazuar dhe plot me drama, gjak, rebelime, trazira, luftëra dhe konflikte të brendshme të krijuara nga bandat mafioze që luftonin për territor dhe mbizotërim.

 Shumica prej nesh dinë diçka për bandat mitike mafioze italiane, pasi ato janë të prezantuara në një shumëllojshmëri filmash, shfaqjesh të ndryshme televizive apo edhe këngëve.

“Cosa Nostra” ose mënyra se si quhej ndryshe Mafia Siçiliane, ishte një bande e krimit të organizuar, me rrënjë në Siçili, Itali.Mafia italiane ka filluar me disa grupe lokale  ndjekjen e tyre të “drejtësisë” kundër bandave më të mëdha tiranike, dhe  u përhap në të gjithë botën, me nje ndikim shumë të madh në qytete si New York apo Paris.

Por çfarë është në të vërtetë Cosa Nostra?Ai përbëhej nga grupe të mëdha të krimit të organizuar duke bërë aktivitete të paligjshme, dhe të gjitha këto grupe kishin një “familje”ose “klan”të përbashkët. “Klani” diktonte kodin e përgjithshëm të nderit për secilin segment të grupit të vogël, me veprimtari kriminale të përcaktuara në zona të veçanta.

Anëtarët e mafias italiane e quanin veten burra ose gra nderi, dhe çdo familje ose klan kishte territorin e vet.Kontrolli mafioz ishte i shprehur në forma të ndryshme për territoret që ata zotëronin.Shumica e detyrimeve mafioze kishin evoluar rreth ndarjes së pasurive, zhvatjes, aktiviteteve të paligjshme dhe transaksioneve të paligjshme.

Disa nga faktet më intriguese të mafias italiane janë këto:

1. Mafia italiane ka fituar afërsisht 20 miliard të ardhura përmes vjedhjeve dhe mashtrimit.

2. Ata vepronin ashpër ndaj njerzëve që iu kundërviheshin.Një nga personat që shprehu dhe publiokoi hapur një letër nga një zhvatës, Libero Grassi, u vra vetëm 3 javë pas publikimit fatal.Letra u botua me titullin”Dear Extortionist”i cili zbuloi gjithë luftën kundër bandave mafioze që sundonin në rajone të ndryshme të Italisë.

 3. Qeveria ndërmori disa masa, dhe sapo dy gjyqtarë, Giovani Falcone dhe Paole Borsellino, shprehën dëshirën e tyre për të luftuar grupet mafioze, u gjetën të vrarë.

Vrasja e tyre shkaktoi një zemërim të madh të komuniteteve lokale, të cilët tashmë ishin bërë të vetëdijshëm për natyrën e pamëshirshme të mafias italiane, që tregohej mosperfillese ndaj autoriteteve lokale ose shtetërore.

4.Mafia ne Itali kishte emra të ndryshme , në bazë të rajoneve që ata zotëronin.Ndërsa siçilianët vuanin nga Cosa Nostra, krimi italian ishte përhapur në të gjithë vendin duke filluar nga Camorra e Napolit, Ndrangheta e Kalabrisë dhe Sacra Corona Unita, në Puglia.

5. Bashkimi i mafias u shënua me një ritual të veçantë. Të gjithë ata që iu bashkuan Cosa Nostra, do të duhej të vulosnin gjakun e tyre mbi imazhin e një shenjtori, dhe të betoheshin për nderin e tyre. Një nga mënyrat për tu pranuar në mafian siçiliane, ishte të kryhej me sukses një vrasje me kontratë.

Me këtë ritual, të gjithë ata që u bashkuan me Kamorën u betuan në besnikëri dhe premtuan se do ti binden kodit të nderit, që shënoheshin me rregulla specifike nderi, të diktuara nga kreu i mafias.

6. Telefonat dhe posta elektronike ishin të rrezikshme , për sigurinë e informacioneve të tyre.Për shkak të mos sigurisë së këtyre mjetve, ata shpesh komunikonin nëpërmjet letrave me shkrim dore.

7. Në një qytet me emrin Corleone, banorët bënë një kërkesë që qyteti të mbante një emër tjetër, për shkak se qyteti e kishte marrë emrin nga një kriminel.

8. Bizneset e vogla ishin viktimat më të lehta të bandave mafioze. Rreth 80 përqind e pronarëve të bizneseve të vogla ne Palermo të Siçilisë, duhej të paguanin një tarifë për mafian, ose të ashtëquajturit pizzo, para mbrojtje.

Pronarët e bizneseve që i kishin borxh mafies, ose i jepnin para ose në të kundërt kërcënoheshin me vdekje.Askush nga ata që i detyroheshin para grupeve kriminale, nuk mund të largoheshin lehtësisht nga fuqia kërcënuese e tyre.

8. Anëtarët e mafias italiane lejonin vetëm ata me gjak të pastër siçilian ti bashkoheshin grupit të tyre të krimit.Më vonë ata lejuan edhe ata me gjak të përzier të bëheshin pjesë e botës së tyrë të errët të krimit.

9. Mafia italiane u transferua në Shtetet e Bashkuara, dhe disa nga bosët më të njohur të mafias si Al Capone,  fituan  nje popullaritet të jashtëzakonshëm për brutalitetin e tyre.

Ishte interesante se si Al Capone kreu vrasje të shumta dhe transaksione të paligjshme, e megjithatë, ai u fut në burg vetëm se shmangi pagimin e disa taksave për 11 vjet në qeverinë e SHBA. Ai gjithashtu ishte i njohur si “Scarface”për shkak të plagëve në fytyrë, që i ishin bërë pas një zënke me vëllain e një gruaje, për të cilën ai bëri komente jo të mira.

Mafia italiane njihet për mospërfilljen e saj ndaj qeverisë, dhe rregullave që kishte shteti.Ata kishin rregullat e veta, fuqinë e vet dhe “kodin e tyre të nderit”, të cilit ata që i bashkoheshin,  u duhej ta përmbushnin.

M.D /GotaNews


TË NGJASHME