HomeSociale

Disa fakte të çuditshme dhe tërheqëse për puthjen

Puthja është ajo që të gjithë e bëjmë mjaft shpesh, por sa e përgatitur je për këtë temë? Ka shumë fakte të çuditshme dhe tërheqëse për aktin e puthjes në vetvete, aq të habitshme dhe argëtuese sa ia vlen t’i zbuloni ato.

Puthja më e gjatë në kinema

Puthja më e gjatë para kamerave është ajo prej 3 minuta dhe 24 sekonda, mes dy grave, në filmin e vitit 2010-të nga Elena Undone.

Puthja më e gjatë në histori

Në vitin 2013-të, një çift tajlandez u puth për tre ditë. Saktësisht: 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda. Ekkachai Tiranarat dhe Laksana Tiranarat filluan të puthen në 12 shkurt dhe nuk u ndalën deri në Ditën e Shën Valentinit. Ky ishte një rekord botëror i Guinness.

Nga vjen stili juaj i të puthurit?

A e dini se dy të tretat e popullsisë së botës anojnë kokat e tyre në të djathtë në aktin e puthjes? Një studiues turk, Onur Güntürkün, vëzhgoi çifte që putheshin në vende publike në tre vende të ndryshme derisa ai arriti të konkludonte se shumica e puthësve u përkulën djathtas gjatë aktit.

Disa ligje të çuditshme që kufizojnë puthjet

Në dy shtete të Amerikës, Iowa dhe Indiana, një ligj shumë i çuditshëm është në fuqi: burrat me mustaqe janë të ndaluar të puthin gratë në publik. Në Kolorado, është e ndaluar të puthësh gra të dielave. Mirupafshim puthje!

Puthjet e grave janë më të pastra

Statistikat tregojnë që gratë përdorin fije dentare më shpesh se burrat, dhe për rrjedhojë ato janë më të prirura që të bëjnë puthje me higjienike.

Sipas një studimi të DentalPlans, gratë lajnë dhëmbët e tyre disa herë në ditë në krahasim me burrat dhe janë më të disponueshme të tregojnë kur bëhet fjalë që t’i thonë partnerit që ka diçka në dhëmbë. 

Por këtu është një shënim pozitiv për burrat: gjatë një puthjeje ne shkëmbejmë rreth 80 milionë baktere që në të vërtetë ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, kështu që puthja dhe shkëmbimi i baktereve është në të vërtetë i mirë për shëndetin tuaj.


TË NGJASHME