HomeModa

Disa ide si mund të visheni në dimër, nëse jeni shtatzënë!

Jeni shtatzënë gjatë këtyre muajsh dimri? Nëse po, ju sjellim disa ide veshjesh për ju, që do ju ndihmojë të ndiheni ngrohtë dhe praktike.

Përveç kombinimeve të tendencave të fundit, dritare.net do ju japë dhe një këshillë të rëndësishme; gjithmonë investoni në këpucë dhe çizme të cilësisë së lartë në dimër, për sigurinë tuaj dhe të fëmijës tuaj.

Dhe asnjëherë mos harroni aksesorët, të cilat ju japin shumë sharm gjatë shtatzënisë, si shaje, dorezat e kapuçat.



TË NGJASHME