HomeModa

Disa këshilla mode që mund t’i ‘huazojmë’ nga Marilyn Monroe

Ikona e bukurisë Marilyn Monroe është konsideruar një nga femrat më joshëse të ekranit. Sot emri “Marilyn Monroe” është kthyer në sinonim të bukurisë dhe figura e saj inspiron shumë njerëz e grup mosha për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet e tyre në jetë.

Nëse sot ju mungon frymëzimi, ja 10 këshilla mode e stili që mund të merrni nga Marilyn Monroe.

  1. Një ndër këshillat që do të mbahet mend nga të gjithë Marilyn Monroe është që ne duhet të pranojmë dhe të përqafojmë defektet tona në trup pasi nuk jemi perfekt. Ajo nuk kishte trupin më perfekt që mund të ekzistonte, por qëndrimi i saj, bënte që ajo të tërhiqte më shumë vëmendje. Pra me pak fjalë, sipas Marilyn Monroe: Duaj trupin tënd!
  2. Fustani i zi i derdhur pas trupit nuk duhet të mungojë në garderobë, por ajo gjithashtu ka qenë një fasnë e madhe e fustanit ngjyrë të bardhë.
  3. Takat e larta janë miqtë më të mirë të çdo gruaje, sipas Marilyn Monroe.
  4. Veshja juaj nuk do të jetë asnjëherë e kompletuar pa aksesorët. Aksesorët janë pikërisht detajet që bëjnë diferencën në look-un tuaj.
  5. E kuqja ishte ngjyra e preferuar e Marilyn Monroe dhe dukej kaq tërheqëse dhe sensuale kur lyente pikërisht buzët e kuqe. Një buzëkuq i kuq duhet ta ketë çdo vajzë pasi nuk do të dalë asnjëherë nga moda dhe për më tepër i shkon kujdo, qoftë bjonde, apo brune.
  6. Flokët e shkurtra janë seksi dhe nëse dëshroni që të prisni flokët, por jeni akoma me dyshime, shihni Marilyn Monroe. Ajo dukej kaq bukur me flokët e shkurtra platin.
  7. Marilyn Monroe pëlqente shumë fundet e ngushta poshtë gjurit, që në gjuhën e modës i njohim si ‘pencil skirts’.
  8. Shamia është zgjidhja e duhur, kur flokët e tu janë të “pabindur”.
  9. Kur jeni në dyshim, vishni pantallona me bel të lartë. Do të dukeni me shumë stil dhe për këtë nuk kemi aspak dyshime.
  10. Një ndër sekretet e bukurisë së Marilyn Monroe ishte përdorimi i vazelinës, i hidratantëve dhe për të qenë në harmoni me trupin dhe veten ikona e bukurisë praktikonte shumë joga.

TË NGJASHME