HomeSociale

Disa këshilla për ju që punoni para kompjuterit

Kompjuteri tashmë është një pajisje teknologjike e cila është e lidhur ngushtë me punën në kohët e sotme dhe përdorimi i tepërt i tij mund të sjellë probleme shëndetësore. Disa nga këshillat që ju vijnë në ndihmë të gjithë përdoruesve të kompjuterit janë:

Mbani kontakt të mirë kompjuter-sy: Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.


Qëndroni të hidratuar: Pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.

Vendosni alarm: Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.

Shmangni ashensorin: Përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20:20:­20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.


TË NGJASHME