HomeModa

Disa këshilla për një pamje magjike në dasmë

Cilido që është martuar, e ka parasysh sa e frikshme është periudha kur afrohet dita e dasmës.

Në një moment, duket sikur koha është në anën tënde, në një tjetër duket sikur asgjë s’po shkon siç e imagjinoje.

Atëherë, nëse keni ndërmend të martoheni në 2020-ën dhe s’keni asnjë ide në mendje, jemi këtu për ju.

Kini parasysh që kryefjala e këtij viti do të jenë pesë tonalitete ngjyrash, të cilat mund t’i përdorni kudo.

1. Kjo nuancë kaq e veçantë e jeshiles do t’ju bëjë ju ose ambientin e zgjedhur të duket një mrekulli! Çdo detaj, sado minimalist do të duket më shumë se luksoz me këtë ngjyrë.

Immagine correlata

2. Ngjyra e verdhë prej limoni është më e famshme se kurrë! Përveç limonëve që s’duhet të mungojnë nëpër dekore, kjo nuancë do t’i japë eventit një hije më shumë se klasike.

Immagine correlata

3. Roza është ngjyra më popullore kur vjen puna tek dasmat. Gjithsesi, së fundmi po shihet një tendencë për të miksuar këtë ngjyrë me tonet e ndryshme të lejlasë. Ju themi vetëm që fotografitë dhe videot do të duken një ëndërr.

Immagine correlata


4. Kombinimi i ngjyrës bezhë me portokallinë. Një prej trendeve më të pëlqyera për dasmat e 2020-ës.

5. Kjo është një ngjyrë që kryesisht lidhet me dasmat e dimrit, por kaq romanticitet dhe sharmë sa krijon, bëhet e pamundur t’i rezistojmë!




TË NGJASHME