HomeModa

Disa këshilla si të eliminoni aromën e keqe tek këpucët

Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe: nga djersitja e tepërt, përdorimi i vazhdueshëm në materialet e prodhimit apo mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë.

Ndaj kemi këto këshilla si të eliminoni aromën e keqe tek këpucët.

Kujdesuni për higjienën
Ekspertët rekomandojnë se një nga mënyrat e largimit të aromave të këqija, është të mos mbajmë veshur të njëjtat këpucë çdo ditë. Kjo sepse këpucët duhet të marrin ajër, të freskohen dhe kështu do të shmangni lagështinë.

Përdorni pluhur pudër në të dyja këmbët dhe këpucët
Pudra thith lagështirën, kështu që ne ju sugjerojmë që ta aplikoni pas larjes, në thembra të këmbëve për të zvogëluar djersitjen. Gjithashtu, mund të aplikoni pak brenda këpucëve, sidomos në ato që janë të mbyllura si çizmet.

Lule kamomili
Lërini disa lule kamomili të thahen dhe vendosini në çanta të vogla me rroba dhe vendosini në këpucët tuaja. Lërini gjatë gjithë natës.

Limon ose lëkurë portokalli
Aromat e agrumeve dhe vajrave natyrore neutralizojnë aromat e këqija, ato gjithashtu veprojnë si agjentë natyrorë antibakterialë. Prisni kokën e dy limoneve dhe futini në këpucë ku i lini për për 12 orë.

Sode buke
Është ideale për të thithur lagështinë e grumbulluar brenda. Mjafton të përhapni pak prej brenda këpucëve dhe lëreni të veprojë për 8 orë.


TË NGJASHME