HomeShëndeti

Disa këshilla si të kujdeseni për lëkurën, në dimër!

Në ditë të ftohta, lëkura thahet, bëhet e kuqe dhe shpeshherë irritohet. Për të luftuar lëkurën e thatë, ju sjellim disa këshilla si të kujdeseni për të në mënyrë natyrale.

Përdorni avull për fytyrën, për të rritur lagështinë

Për të hequr thatësinë e lëkurës dhe për të hidratuar atë, ju duhet të përdorni një avull fytyre. Ju mund ta përdorni kudo që jeni. Në zyrë, në dhomë gjumi etj.

Ulni temperaturën e kondicionerit, për të shmangur thatësinë

Kur është ftohtë jashtë, gjëja e parë që ju bëni është të hapni kondicionerin. Por ajri i tij e bën dhomën e thatë. Përpiquni ta mbani kondicionerin në një temperaturë konstante, për të ruajtur fytyrën e shëndetshme.

Limitoni kohën e dushit dhe temperaturën

Një dush i gjatë me avull mund të jetë joshës tani në dimër, por nuk i bën mirë lëkurës. Dushi duhet të zgjasë 5-10 minuta. Gjithashtu shmangni përdorimin e ujit të nxehtë, pasi dëmtohet lëkura.

Zgjidhni produkte lëkure pa aromë

Sapuni i gabuar mund të shkaktojë rritim dhe lëkurë të thatë. Për shembull, ata që kanë aromë janë të dëmshëm për lëkurën, pasi kanë kimikate. Dhe kremrat duhet të jenë të njëjtë.

Ndryshoni kujdesin e lëkurës, në dimër

Gjatë stinës së dimrit, kujdesi i lëkurës ndryshon nga vera apo stinët e tjera. Ju duhet të zgjidhni pastrues me bazë krem. Dhe produktet që kanë përmbajtje alkoolike, duhet të përdoren me masë, pasi alkooli e than lëkurën. Mos harroni dhe buzët, aplikoni balsam si vazelinë apo pomada.

Hidratoni shpesh lëkurën, sidomos duart tuaja

Mbajeni lëkurën e hidratuar pas larjes. Është mirë që të përdorni vaj ose krem në dimër. Jo vetëm për fytyrën, por dhe për duart. Aplikimi i kremit pas çdo larje, ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.

Aplikoni krem dielli

Në ditë me diell në dimër, rrezikoni rëndë lëkurën, pasi ekspozimi i rrezeve të dëmshme është i lartë. Është i nevojshëm aplikimi i kremit të diellit aq shumë sa e përdorni në një ditë plazhi.

Mos mbani veshur rroba të lagura

Rrobat dhe këpucët e lagura irritojnë lëkurën dhe shkaktojnë kruajtje. Nëse jeni lagur, hiqni ato sa më shpjet të jetë e mundur.



TË NGJASHME