HomeShëndeti

Disa këshilla si të thani flokët pa i dëmtuar tani në dimër

Procesi i tharjes së flokëve nuk është dhe aq i thjeshtë, aq më tepër tani në dimër. Aty përcaktohet fati i flokëve tanë në fakt, nëse do të kemi një ditë të tmerrshme flokësh, ose jo. Mesa duket, gjatë gjithë kësaj kohe i paskemi tharë flokët gabim. Nëse ndiqni truket më poshtë, s’ka më vend për ditë të keqe flokësh!

1.  Kuptoni flokët

Është shumë e rëndësishme të dini cili është armiku juaj. Flokët kanë një strukturë komplekse të krijuar nga keratina. Para se të vendosni për produktet me të cilat do të kujdeseni për flokët tuaj, duhet të vëreni me kujdes llojin e flokëve që keni. Elasticiteti, fortësia dhe gjithçka tjetër do të ndikojë në mënyrën se si ju po i trajtoni ato.

2. “Lëri se thahen vetë”- është thjesht një mit!

Askush nuk e pranon më legjendën e flokëve që thahen vetë. Sigurisht që ka patur raste që të gjithë e kemi bërë, por në fakt nuk duhet! Madje, ato që dëmtohen më shumë nëse qëndrojnë të lagura janë pikërisht flokët e gjatë. Mos e bëni!

3. Çmimet e produkteve thonë diçka…por jo gjithmonë markat janë të mira.

Sigurisht që çmimi bën diferencën,por kjo s’do të thotë që një tharëse më e kushtueshme do ta kryejë më mirë funksionin e saj apo me një pak më të lirë, s’do t’ja dilni. I gjithë sekreti qëndron tek mënyra se si do ta përdorni.

4. Mos merrni menjëherë tharësen.

Proçesi i tharjes së flokëve me peshqirë është çelësi i flokëve të shëndetshme. Pas dushit, përpiquni që pjesën më të madhe të lagështirës ta eleminoni me peshqir.

5. Përdorni gjithnjë një krëhër

Është provuar se të përdorësh një krëhër gjatë kohës që flokët tuaja janë të lagura është një mënyrë fantastike për t’i mbrojtur ato. Vetëm bëni kujdes me ditanvën, gryka e tharësës duhet të jetë larg flokëve të lagur.

6. Moti luan një rol specifik

Ok, e zëmë se i thatë dhe i stiluar siç deshët. Tani ka mbetur vetëm diçka. Të shihni si është koha jashtë. Të gjithë e dimë çfarë efekti të bezdisshëm jep lagështira tek flokët. Aq më tepër kur sapi i kemi drejtuar.

Gjithsesi, na lini t’ju themi se po jetoni ditët më perfekte për flokët tuaja. Dimër, diell dhe ajër i pastër.

Burimi: Mirror


TË NGJASHME