HomeShëndeti

Disa mënyra për t’i riparuar flokët e dëmtuara

Bazuar në një studim të kryer në vitin 2011, zbardhuesi (‘blanzhi’)  është një përbërës që arrin t’i rrisë njollat në flokë dhe ndihmon në dekompozimin e melaninës që ka në mënyrë natyrale.

Gjithashtu, mungesa e melaninës i bën flokët të duken të pangjyrë dhe ndryshojnë në tonet kuqërreme ose të verdhë në bazë të ngjyrës  së flokëve.

Bëni trajtim me keratinë

Zgjedhja e parë që shumë sallone ofrojnë për flokët e dëmtuar nga zbardhja është trajtimi me keratinë. Këto trajtime shtojnë keratinë në flokët tuaj. Së pari, një serum aplikohet në flokët tuaj dhe pastaj injektohet në flokët e dëmtuar. Një trajtim me keratinë mund të zgjasë një ose dy muaj, në varësi sa i keni flokët e dëmtuar.

Përdorni avokado

Flokët e dëmtuara nga zbardhja është në gjendje të dëshpëruar dhe në nevojë. Çka duhet të bëni është të krijoni maskën tuaj të flokëve duke përzierë një avokado me një vezë. Aplikojeni në flokë të lagur, bëni masazh  për disa minuta, dhe lëreni për 20 minuta. Pastaj, pastroni me ujë të vakët.

Provoni trajtimin me majonezë

Majoneza ka shumë përfitime kur vjen puna edhe te riparimi i flokëve. Përveç faktit se është e pasur me amino acide dhe yndyrë, zbutë flokët në mënyrë natyrale dhe efektive. E gjitha çka duhet të bëni është të aplikoni një masë të vogël të produktit në flokë të lagur në mënyrën e njëjtë që aplikoni zbutësit e rregullt. Pastaj, duhet të mbështillni flokët dhe t’i lini për 15 minuta. Pasi të shpërlani atë, do ta shihni se do të jenë më të bardha dhe më me shkëlqim.

Aplikoni mbrojtës pasi t’i zbardhni flokët

Vetëm pse i keni flokët e dëmtuar, nuk do të thotë se mund t’i zbardhni prapë pas një periudhe të caktuar kohore. Vetëm këtë herë, duhet të pyesni parukierin tuaja për të aplikuar produkte mbrojtëse përgjatë zbardhjes.

Bëni masazh me gjalpë

Keni produkte në shtëpinë tuaj që mund t’ju ndihmojnë t’i trajtoni flokët e dëmtuara. Një nga këto produkte është gjalpi. Mund të aplikoni një sasi të vogël në flokët tuaj dhe të filloni t’i bëni masazh për disa minuta. Mbështillni  dhe lëreni gjalpin për 30 minuta. Shpërlajeni me shampo dhe do të shihni një shkëlqim të menjëhershëm.

Bananet janë një frutë i jashtëzakonshëm jo vetëm për tu ngrënë

Sikur avokado, bananet janë shumë fitimprurëse për flokët e dëmtuar. Janë të pasura me fibër, vitamina, dhe proteina, të gjitha të cilat i nevojiten flokëve të dëmtuar. Çka ju duhet të bëni është të përzini një copë banane me mjaltë, vaj dhe jogurt. Shmangeni aplikimin e saj në rrënjë dhe mbajeni për 30 minuta. Pastaj, Mund të pastroni flokët me shampo.

Përdorni vaj kokosi

E gjitha që duhet të bëni është të përzini pak vaj kokosi të pastër me vaj bajamesh. Një studim ka treguar se vaji i kokosit ulë humbjen e proteinave, e cila është arsyeja kryesore pse flokët tuaj duken të thata dhe pa gjallëri. Gjithashtu mbron nga dëmtimi që vjen prej krehjes.


TË NGJASHME