HomeShëndeti

Disa mënyra si të kontrolloni varësinë ndaj ushqimit, për të humbur peshë shpejt!

Janë disa hormone në trupin tonë, që sipas shkencëtarëve janë përgjegjëse për varësinë që ne kemi ndaj ushqimit. Disa njerëz e kontrollojnë se çfarë hanë dhe çfarë s’hanë, ndërsa të tjerë nuk munden. Kjo çon jo vetëm në shtim në peshë, por edhe çrregullime të tjera mendore siç është depresioni.

Ne kemi mbledhur për ju disa mënyra si të kontrolloni varësinë ndaj ushqimit dhe të humbisni peshë.

-Zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe ëmbëlsira me ushqime të tjera alternative. Studimet thonë se, produktet që kanë shumë yndyrë dhe sheqer shkaktojnë varësi. Kështu që kur të shkoni në pazar blini ushqime të shëndetshme, në vend të ëmbëlsirave, apo patatinave.

-Kontrolloni porcionet tuaja. Nëse nuk hiqni dot dorë nga ushqimet e pashëndetshme, ulni masën e konsumimit të tyre. Për shembull, nëse doni të hani patate të skuqura, bëni më pak, dhe hani një herë në javë.

-Hani vakte të rregullta, mos i neglizhoni! Mos lini pa ngrënë mëngjesin, i cili është vakti më i rëndësishëm.

-Ndryshoni zakonet tuaja shoqërore. Ndryshoni rutinën tuaj të përditshme, në vend që të shkoni më shoqërinë për të ngrënë në ndonjë fast food, shkoni për ndonjë xhiro në park, merrni pak ajër, ose shkoni shikoni ndonjë film në kinema.

-Hani ulur dhe përqendrohuni tek ushqimi, përtypuni ngadalë.

-Shumë njerëz mendojnë se kur janë të mërzitur ose në stres ushqimi mund t’i ndihmojë, por jo. Për të përballuar stresin, më mirë bëni joga, stërvitje, bisedoni me një mik, ose lexoni një libër.

– Mos konsumoni kafeinë!

-Mos hani jashtë, por gatuani gjëra të shëndetshme në shtëpi. Ku ka si gatimet e shtëpisë!

-Kujdesuni për trupin tuaj. Studimet tregojnë që masazhi mund të jetë i dobishëm për të humbur peshë. Ju ndihmon në qarkullimin e gjakut, por rrit dhe gjendjen tuaj emocionale, ju ngre humorin.


TË NGJASHME