HomeShëndeti

Disa mënyra si të zgjeroni këpucët që ju vrasin!

Ndodh që gjeni numrin e duhur të këpucëve, por shpesh herë nuk iu përshtaten për nga gjerësia. Ne do tju tregojmë disa mënyra sesi mund t’i zgjeroni këpucët pa ndihmën e këpucarit:

Alkooli

Përzini një sasi të barabartë uji dhe alkooli dhe me të spërkatni pjesën e brendshme të këpucëve. Vishni çorapë të trasha dhe ecni për rreth gjysmë ore në shtëpi.

Tharësja e flokëve

Me tharëse flokësh ngrohni këpucën për 1 minutë, derisa lëkura të zbutet, pastaj vishini bashkë me çorape të trasha dhe ecni nëpër shtëpi derisa këpucët të ftohen.

Frigoriferi

Mbushni një qese të posaçme me ujë, vendoseni brenda këpucëve dhe më pas këto të fundit futini në frigorifer.

Patatet

Qëroni një patate dhe vendoseni brenda këpucës, duke i lënë në këtë mënyrë gjatë gjithë natës.


TË NGJASHME