HomeShëndeti

Disa mënyra të thjeshta për të pasur këmbë më elegante

Është koha jote, sepse tani mund të gjesh disa truke efektive për të patur këmbë elegante.

Ngjit shkallët
Sa herë ke rastisur të prishet ashensori dhe je detyruar të marrësh shkallët, kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ulur dhjamin e këmbëve dhe për t’i pasur ato më të holla.

Biçikletë
Pranvera është stina ideale për të bërë xhiro me biçikleta, kështu që shfrytëzoje rastin që edhe të përfitosh më shumë. Sa më shumë biçikletë, aq më shumë do të tonifikohen muskujt e këmbëve dhe do të kesh këmbë të holla.

Vrapo ose ec
Vrapi është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilet e tepërta, por edhe për të stërvitur këmbët. Sa herë të kesh mundësi për të të vrapuar ose edhe ecur për minuta të tëra, kjo mënyrë do të të ndihmojë shumë.

Noto sa më shumë të mundesh
Të jesh gjithmonë në kontakt me ujin, i mban muskujt mjaft të tonifikuar dhe i vë në lëvizje çdo ditë. Por noti është edhe një mënyrë mjaft e mirë për të hequr dhjamin në këmbë. Pjesa më e mirë është se noti mban larg edhe stresin. Pas tij ndihesh më mirë dhe me energji për veten.

Ushtrime poshtë tavolinës së punës
Çdo herë në zyrë mund ta shfrytëzosh momentin për të bërë disa ushtrime me këmbët, poshtë tavolinës. Bëj disa lëvizje poshtë tavolinës me kyçin e këmbës. Duke e kombinuar këtë metodë edhe me disa ushtrime të tjera, këmbët do t’i kesh shumë të bukura në fund të muajit.

Bëj më shumë ushtrime me këmbët
Nëse e ke të vështirë të bësh gjithmonë ushtrime në palestër vetëm për këmbët, në një kurs sporti mund të ndjekësh vetëm disa lëvizje të thjeshta. Po ashtu, mund të ndjekësh sporte të ndryshme gjatë javës ose edhe në fundjavë.

 


TË NGJASHME