Lajme Lifestyle Sociale

Disa mënyra unike për të eksploruar Evropën me pak lekë

Udhëtimi në Evropë mund të jetë sa i bukur, aq edhe emocionues. Ka kaq shumë destinacione të pabesueshme, secila me karakteristika të dallueshme që i bëjnë këto vende të vlefshme për t’u vizituar.

Sipas Elite Daily, hulumtimi juaj ndoshta do të thotë të rezervoni autobusë dhe fluturime të lira pasi ato janë zakonisht më të përshtatshmet. Megjithëse mund të imagjinoni se cili fluturim mund të mbulohet me buxhetin tuaj, tani është koha të merrni në konsideratë disa nga këto mënyra unike për të parë Evropën dhe për t’a bërë të paharrueshme përvojën tuaj.

Lundrimi
Kjo është një mënyrë krejt e veçantë për të shijuar Mesdheun. Mund të merrni një varkë me qira ose një anije në varësi të numrit të personave që do të përbëjnë ekuipazhin tuaj dhe gati për një super aventurë. Ka edhe opsione për të punësuar një kapiten nëse doni që të përfitoni leksione falas lundrimi. Udhëtime gjithëpërfshirëse me vela, me barka, me anije, në të cilat ju mund të shijoni krahas udhëtimit edhe ushqime të shijshme, verën nën dritën e yjeve, kajaking, e shumë eksperienca të tjera në det të hapur.
Me biçikletë
Nëse ndihesh veçanërisht aktiv, provo një turne me biçikleta. Ju mund të mos jeni në gjendje të shkoni nga një vend në tjetrin, por ju mund të shkelni në rrugët më frekuentuara nëpër disa nga qytetet tuaja të preferuara. Backroads ofron një shumëllojshmëri të gjerë të tureve me biçikletë nëpër një numër vendesh të ndryshme, kështu që ju mund të rregulloni përvojën tuaj. Ka disa turne nëpër vreshta, disa përgjatë vijës bregdetare, dhe të tjerë që përfshijnë edhe pushimet për joga.
Me motorrë
Shumica e qyteteve të mëdha gjithashtu ofrojnë motorrë me qira një ditore, në qoftë se ju nuk jeni duke kërkuar për të kryer një javë të plotë me një skuter. Natyrisht, Italia është e njohur për njerëzit që nuk i ndahen Vespa-ve, dhe nëse ndiheni të guximshëm për të lundruar në rrugët dredha-dredha të Romës, patjetër që të rekomandojmë që ta provoni.
Me tren

Nuk është sekret se trenat janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i rënë Evropës kryq e tërthorë, por ato shpesh neglizhohen për shkak të morisë së autobuzëve dhe aeroplanëve. Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e përmendin është fakti se trenat ju lejojnë të shihni pjesët e një vendi ku normalisht nuk do të ndaloni. Dritaret e mëdha të trenit do t’ju lejojnë të shihni peizazhet në një mënyrë unike, ndërsa jeni duke udhëtuar në destinacionin tuaj të ardhshëm.

Makinë me qira
Nëse jeni duke kaluar këndshëm, mund të konsideroni idenë e marrjes me qira të një makine për aventurën tuaj evropiane. Sipas një artikulli të “Business Insider”, marrja me qira e një makine automatike zakonisht kushton shumë më tepër se një makinë manuale në Itali, por nëse e doni me patjetër mund të paguani dhe ia vlen të mburreni me këtë zgjedhje. Duke pasur makinën tuaj keni më shumë fleksibilitet, kështu që mund të keni një udhëtim më të relaksuar.
Herën tjetër kur të shkoni në Evropë, merrni në konsideratë një nga këto pesë metoda unike transporti. Do të bëni një udhëtim me pak shpenzime.

Related posts

Drogë në shkolla, arrestohen dy të rinj

Klaudia gotanews

Të pathënat për jetën pas martesës

alba

Oriola Marashi “ndez” imagjinatën, provokon nga Dubai

Gri
Na Kontaktoni!