HomeLajme

Disa nga rekordet Guinnes të Mbretëreshës Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, është ndër personazhet më popullorë në botë dhe me 94 vitet që mban mbi supe ka bërë histori.

Ajo ka hyrë edhe në rekordet Guinnes, për disa arsye të ndryshme.

Siç shkruan ‘Independent’, regjimi i saj zgjat prej 68 vitesh dhe në 2 qershor, do të festojë përvjetorin e kurorëzimit. Më poshtë gjeni rekordet e saj:

-Sovrania më jetëgjatë e të gjitha kohërave. Në muajin prill mbushi 94 vjeç dhe cilësohet si mbretëresha më jetëgjatë në botë.

-Është monarkja më jetëgjatë mes atyre që janë ende në jetë. Elizabeth është në detyrë qysh prej 6 shkurtit të vitit 1952, ditë kur vdiq i ati. Rekordin e arriti në moshën 88-vjeçare, ndërsa deri më tani askush nuk ka mbretëruar më gjatë se ajo, as faraonët.

-Mbretëresha më e pasur në planet. Këtë rekord e ka shënuar qysh prej vitit 2012, kur pasuria e saj u vlerësua zyrtarisht 310 milionë sterlina, ose mbi 350 milionë euro.

-Është mbretëresha që qeveris në mënyrë demokratike.

-Është fytyra njerëzore që është shfaqur në shumë në monedha dhe kartëmonedha në botë. Kartëmonedhat me fytyrën e saj, përdoren në 35 shtete


TË NGJASHME