HomePolitikë

Disa subjekte politike në Kosovë ankohen për parregullsi

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar një ankesë në PZAP që të ua kthejnë rezultatin me arsyetimin se janë bërë disa parregullsi i gjatë numërimit të votave.

Ata thonë se në shumicën e vendeve në Kosovë u është vendosur rezultati i subjekteve tjera politike.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi.

Gjoshi ka thënë se vetëm kanë kërkuar që t’ju kthehet rezultati, ose me rinumërim të votave ose me procedura tjera.

“Realisht ne kemi bërë një aknes që të na kthehet rezultati. KQZ-ja rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e që kanë qenë 25 subjekte. Në shumicën e vendeve në Kosovë na kanë vendosur rezultatet e subjekteve tjera politike, ne vetëm kemi kërkuar rikthimin e rezultatit, kemi kërkuar më rinumërim ose me procedura tjera, po besoj me rinumërim që të na kthen rezultatin. Në krejt Kosovën është formulari me gabim”, ka thënë Gjoshi.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë bërë ankesa për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.

“Tri subjekte politike PDK-ja, LDK-ja dhe koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-PD, kanë paraqitur ankesa në PZAP me pretendimet se formularët e rezultateve të kandidatëve nuk kanë qenë në rregull dhe votat nuk janë regjistruar ashtu siç duhet në ata formular. A kanë kërkuar rinumërim unë nuk e di se ankesat i shqyrtojnë gjyqtarët”, ka thënë kryesues i PZAP-së Mul Desku.

Aktualisht Partia Demokratike e Kosovës ka marr 167 mijë e 402 vota, ose 21,25 për qind.

Deri me tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 98,47 për qind të votave. Ndërsa votat me kusht dhe ato të diasporës pritet që të numërohen në ditët në vijim.


TË NGJASHME