HomeShowbiz

Disa thanë se fustani që veshi Kate Middleton tek çmimet Bafta, ishte demode!

Kate Middleton u shfaq në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Bafta ( apo ndryshe, Oskarët britanikë), me një fustan që të kujtonte aristokratet ruse! Fustani i gjatë i bardhë me  ornamente në ngjyrë floriri, është krijim I Alexander McQueen. Por ndonëse shumë e pelqyen, disave iu duk paksa démodé.

Në fakt, me këtë fustan, Dukesha e Kembrixhit është shfaqur më së pari në publik në 2012-tën.

Ndryshimi këtë radhë ishin flokët e mbledhura, dhe varësja, por përpos kërtyre, pamja për Katë në këto 8 vjet duket sikur nuk ka ndryshuar shumë.

Ajo zgjodhi të riciklonte një fustan të vjetër duke respektuar kështu nismën për mbrojtjen e ambjentit, e cila synon inkurajimin e ripërdorimit të rrobave që kemi nëpër dollapë, e kjo në kohën kur veshjet që hidhen e përfundojnë në landfille, konsiderohen një faktor jo i vogël ndotjeje.


TË NGJASHME