HomeShëndeti

Disa truke si të prisni qepën pa derdhur asnjë lot

Kush i preferon e dikush tjetër jo, mund t’i hamë në fshehtësi ose të mohojmë në mënyrë kategorike që i kemi qejf. Po flasim për qepët dhe lidhjen dashuri-urrejtje që shumë njerëz kanë me këtë të fundit. Qepët janë një nga përbërës thelbësor në kaq shumë receta, kanë shumë përfitime shëndetësore, por gatimi i tyre shpesh na bën të derdhim lot nga ata të krokodilit. Por pasi të mësoni truket e mëposhtme, do të t’i prisni qepët sikur të ishit një kuzhiniere e vërtetë.

Metoda 1: Çamçakëz

Efekti i freskisë që të lë çamçakëzi në gojë, i kundërvihet ndjesisë së djegies, plus ju detyron të merrni frymë përmes gojës. Përtypja e çamçakëzit me mente (me gojën hapur) ju ndihmon t’i prisni qepët pa lotuar.

Metoda 2: Futini qepët në frigorifer para se t’i prisni

Lëreni qepën në frigorifer për 24 orë dhe do të shihni se të nesërmen kur ta prisni për ta gatuar, nuk do të ndjeni djegie e as do të derdhni lot.

Metoda 3: Lënia e shtresës së qepës e paprekur

Skajet e një kokrre qepë e bishti i saj ka sasinë më të përqendruar të squfurit. Duke e prerë menjëherë dhe duke e zhveshur nga cipa ju lëshoni këto kimikate në ajër dhe në sytë tuaj. Nëse e lë qepën e paqëruar ndërkohë që e copëtoni, nuk do keni djegie sysh.

Metoda 4: Prerja e qepës në ujë të ftohtë

Mbushni një tas të gjerë me ujë të ftohtë e mundohuni t’i qëroni qepët aty. Mund të jetë e sikletshme dhe mund të mos jetë metoda më e lehtë, por vepron.


TË NGJASHME