HomePolitikë

Diskutimi për shkarkimin e Ilir Metës, Balla: Duam një president mbi…

Në seancën e sotme parlamentare krahas diskutimit të projektligjeve që janë depozituar po diskutohet edhe mundësia e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Shkarkimi i Metës është kërkuar nga një grup deputetësh, ku ndër ta është edhe Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij ka listuar të gjitha arsyet se pse duhet shkarkuar presidenti.

Taulant Balla theksoi se kjo nismë nuk është tentativë për të kapur institucionin e presidencës nga mazhoranca.

Kreu i grupit parlamentar të PS u shpreh ndër të tjera:

“…Dua t’u them që unë vlerësoj që është në dinjitetin e institucionit të këtij parlamenti, unë t’u them që në respekt të këtij dinjiteti, besoj që ne kemi një vullnet të madh edhe tek demokratëve të thjeshtë të këtij vendi që janë të ndjerë të fyer nga presidenti, që në krye të atij institucioni vetëm president që nuk ka qenë.
E ka përdhunuar institucion e presidentit në mënyrën më të dhunshme. Nuk është dëshirë e jona për të kapur presidencën. Nuk kemi asnjë lloj interesi. Duam që Shqipëria të ketë një president mbi palët, në dobi të interesit shqiptar. Jo president që të jetë ditën president e natën kryetar i një shtabi elektoral të një partie. Duhet një hetim i plotë i sjellës së tij para dhe gjatë fushatës. Komisioni hetimor parlamentar të marrë kohë që të identifikohen të gjitha shkeljet. Thirrjet për dhunë ishin shkaku që çuan në veprime tërësisht kriminale nga një pjesë e opozitës… PD krijoi grupe të armatosura.”


TË NGJASHME