HomeShëndeti

Dita botërore e çokollatës, ja si të bëni disa maska për fytyrën

Sot është dita botërore e çokollatës dhe si e tillë duhet të festohet. Por kush tha që festimet duhet të bëhen vetëm duke ngrënë çokollat?

Ka shumë qëllime se si mund ta përdorim çokollatën edhe për maskë fytyre. Çokollata që duhet të përdorni për lëkurën tuaj duhet të jetë gjithmon çokollata e zezë.

Ja si mund ti përgatisni maskat:

Çokollatë e zezë dhe kos!

Të dy këta përbërës janë lehtësisht të disponueshëm në shtëpit tona, dhe janë të shkëlqyer për shëndetin e lëkurës. Kosi mund të pastrojë fytyrën tuaj, të hapë poret ndërsa çokollata e zezë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe t’i japë asaj shkëlqim. Shkrini pak çokollat të zezë dhe përzjejeni me kosin derisa të bëhet një mas homogjene. Aplikojeni në fytyrë edhe qafë edhe e lini për 15 deri në 20 minuta edhe më pas shpëlajeni. Dallimi do të jetë i dukshëm në fytyrën tuaj.

Çokollatë e zezë dhe mjaltë!

Përfitimet e çokollatës së zezë ne lëkurë i dim ndërsa mjalti në lëkurë siguron që lëkura e thatë të hidratohet dhe lëkura e ndjeshme të qetësohet. Për këtë maskë do ju duhet çokollatë e zezë e shkrirë një lugë çaji mjaltë dhe disa pika lëng limoni. Përziejini mirë së bashku dhe pastaj mund ta aplikoni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të thahet për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë.

Çokollatë e zezë dhe një frut që ju doni!

Nëse keni banane ose luleshtrydhe në shtëpi mos kërkoni frut tjetër. Shkrini çokollatën dhe përzjejeni me luleshtrydhet der sa të bëhet një mas homogjene. Aplikojeni në fytyrë e qafë dhe pas 20 minutash shpëlajeni me ujë. Aplikojeni këtë maskë dy herë në javë.


TË NGJASHME