HomeSociale

Dita Botërore e Talasemisë, Manastirliu hap fushatën e dhurimit të gjakut

Në Ditën Botërore të Talasemisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka hapur fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurtë për të gjithë”, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot deri më datë 14 Qershor, dhe synohet të arrihet në 2500 dhurues vullnetarë.

Nevojat për gjak në Shqipëri janë më të mëdha se ajo që arrijmë të sigurojmë nëpërmjet dhurimit vullnetar. Kemi 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë pothuajse dy herë më të mëdha. Ndaj kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë kësaj fushate do të jetë aktive në të gjithë institucionet, në biznese, në të gjitha ato komunitete ku mundemi që të arrijmë me dhurimin vullnetar të gjakut dhe besoj se nëpërmjet kësaj fushate që kemi nisur sot në Ditën Botërore të Talasemisë do të mundemi që të plotësojmë nevojat për gjak gjatë sezonit veror që është periudha më e vështirë e vitit”
, tha Manastirliu.


TË NGJASHME