HomePolitikë

Dita e Bashkimit të Gjermanisë/ Meta takon ambasadorin gjerman

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Në facebook, ndërsa ka publikuar disa foto, Meta tha se ka takuar ambasadorin Peter Zingraf  dhe ka shprehur urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

71784967_2521118321267759_6761318868062306304_o

Postimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!

71943447_2521118674601057_1650327628571213824_o
71644597_2521118491267742_977612815168700416_o


TË NGJASHME