HomePolitikë

Dita e Çlirimit të Kosovës, mesazhi i Presidentit Meta

Kosova shënon sot 21-vjetorin e çlirimit të saj, kur më 12 qershor 1999 turpat e KFOR-it hynë në Kosovë për të nxjerrë turpat serbe nga territori i saj.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e çlirimit të Kosovës, ndërsa shpreh mirënjohjen për trupat e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara për ndihmën që ato i kanë dhënë çështjes së Kosovës.

Postmi

Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME