HomePolitikë

Dita e Dëshmorëve bën bashkë Metën dhe Ramën

Dita e Dëshmorëve ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Krerët më të lartë të Shtetit zgjodhën të ishin bashkë për të nderura dëshmorët që dhanë jetën për Shqipërinë, edhe pse në një ceremoni ndryshe nga vitet e tjera prej koronavirusit.

Presidenti Meta në një dalje për mediat, tha se kjo është dita e dëshmorëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarsinë.  “Ata na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe të na marrin lirinë dhe pavarësinë.

“Nuk mund të mos respektoja prezencën tuaj sot në këtë 5 Maj krejt të veçantë si asnjë herë tjetër, për shkak të pandemisë dhe kufizimeve. Kjo na ka bërë të pamundur që të shkëmbejmë nga afër përshëndetje me familjet e dëshmoreve, me veteranët. I përshëndes prej këtu, ku prehen figura të shquar të luftës nacional çlirimtare. Kjo është dita për Atdheun, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Kjo është ditë që të ftohemi në sakrificën sublime dhe mos të bëhemi mendje lehtë. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë. Ndaj edhe një herë sot dua të apeloj që t’i kushtohet një vëmendje e madhe edukimit të të rinjve me luftën e LANC. Do ishte mirë që t’i kushtonim vëmendje procesit të edukimit dhe mësimdhënies”, tha Meta.

Ndërkohë, dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe pse veç Ramës dhe Metës, nderoi dëshmorët e atdheut. Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tek Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Këtë 5 maj kryedemokrati vendosi lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Elbasanit.

Sipas Ballës, Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e rezistencës dhe përpjekjes sonë si komb për lirinë.

“Sot kujtojmë gjithashtu edhe dëshmorët e rënë nga radhet e Forcave tona të Armatosura në misionet nderkombetare, kujtojme dëshmorët nga radhët e Policisë së Shtetit. Në këtë luftë të re me armikun e padukshem duhet të theksojmë faktin që nuk kemi patur humbje në radhet e luftëtarëve në frontin e parë, të mjekëve dhe infermirëve. Edhe pse kemi kaluar më të keqen, duhet të ruajmë gatishmërinë dhe kujdesin e domosdoshëm për masat mbrojtëse,”-tha Balla.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME