HomeLajme

Dita e Tokës

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën në 22 prill për të demostruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Fillimisht është festuar ne vitin 1970, dhe sot vazhdon të festohet edhe me ngjarje të koordinuara globalisht nga rrjeti i Ditës së Tokës, në më shumë se 193 vende.

Në vitin 1969 në një konferencë të UNESCO-s në San Francisko aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që së pari të festohet në 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore.

Kjo ditë e ekuipazhit të natyrës u sanksionua më vonë në një shpallje të shkruar nga McConnell dhe e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm në Kombet e Bashkuara. Një muaj më vonë një Senator i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson propozoi idenë për të mbajtur një shpjegim mbarëkombëtar mbi mjedisin më 22 prill 1970. Ai punësoi një aktivist të ri, Denis Hayes, të ishte koordinatori i ri kombëtar.

Nelson dhe Hayes e riemëruan ngjarjen “Dita e Tokës”. Nelson-it më vonë iu dha edhe çmimi medalja Presidenciale e Lirisë në njohje të punës së tij. Dita e parë e Tokës u përqëndrua fillimisht vetëm në SHBA.

Më 1990, Denis Hayes, koordinatori fillestar kombëtar në 1970, këtë festë e hapi edhe në 141 kombe të tjera.

Dita e Tokës 2020 është 50 vjetori i saj.Festimet përfshijnë aktivitete të tilla si pastrimi i madh global, shkenca qytetare,avokimi ,edukimi dhe arti. Tema e këtij viti për ditën e tokës 2020 ishte “aksioni i klimës”. Për shkak të pandemisë Covid -19, shumë nga aktivitetet e planifikuara u zhvendosën në internet.

Aktivitetet festive kishin në qendër 5 komponentë: shkencën qytetare, vulletarizimin, angazhimin në komunitet, arsimin dhe rolin e artit.

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME