HomeLifestyle

Dita kombëtare e rinisë! Ja si e festojnë japonezët…

Të hënën e dytë të çdo Janari, japonezët që mbushin 20 vjeç marrin pjesë në një ceremoni që zhvillohet në sheshet e qyteteve apo hapësirat publike, pasi arrijnë moshën madhore.

Pjesëmarrësit këtë vit kanë qenë nga qytete të mëdha si Tokyo Dinseyland në Urayasu dhe nga pjesa lindore e Tokyos.

Si pjesë e cermonisë vajzat vishen me kimono shumëngjyrësh dhe djemtë veshin tradicionale kineze apo kostum me kollare.

Dita e rinisë në Japoni u vendos në vitin 1876, por në vitin 2018 qeveria miratoi një projektligj që mosha madhore të jetë 18 vjeç.

Gjithashtu një ndryshim tjetër është se tashmë të rinjtë nuk do të kenë nevojë për pëlqimin dhe miratimin e prindërve për tu martuar.

Aktualisht meshkujt në moshën 18 vjeç mund të martohen me vajzat 16 vjeç vetëm me miratimin e prindërve.


TË NGJASHME