HomePolitikë

Dita kur u krijua PD/ Ish themeluesit: Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Kanë kaluar 29 vite nga ajo mbrëmje dhjetori, e cila dukej e pashpresë, ku një grup studentësh dhe intelektualësh i dhanë jetë Partisë Demokratike.

Një takim spontan ku hodh ideja e parë, u pasua me një punë konkrete për shkrimin e statutit të partisë së parë opozitare më 12 dhjetor dhe në mitingun e madh të pasdites u shpall produkti.

Shumë prej atyre të cilët e themeluan u larguan për tu rikthyer sërish, të tjerë e mbyllën kapitullin përgjithmonë me Partinë Demokratike.

Protagonistët e kohës shohin ende shpresë tek partia të cilën e themeluan. Neritan Cekaj nuk i fsheh rezervat, në mënyrë që gabimet e së shkuarës të mos përsëriten.

Edhe ky përvjetor e gjeti Partinë Demokratike në opozitën, ndërsa festimet u anuluan për shkak të tërmetit i cili goditi Shqipërinë.


TË NGJASHME