HomeShëndeti

Dita më vdekjeprurëse në SHBA, mbi 200 të vdekur në një ditë nga koronavirus

Koronavirus e ka vënë Amerikën në një ndalesë; i gjithë vendi është në izolim ndërsa numri i rasteve të diagnostikuara dhe vdekjeve është vazhdimisht në rritje. 25 mars ka qenë dita më e keqe e pandemisë, me mbi 200 vdekje në të gjithë vendin që i atribuohen virusit vdekjeprurës.

Me mbi 65,000 raste aktive dhe mbi 700 vdekje, shkalla e infeksionit të  koronavirus është duke u përshpejtuar, me New York City, vendin më të madh të rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, duke u dyfishuar në numër çdo tre ditë.

Sipas një raporti të marrë nga CNN, pati 211 vdekje për shkak të koronavirusit ditë e mërkurë, duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë pak më shumë se një muaj më parë.

Vendi mbetet në izolim për pjesën më të madhe, ndërsa Kongresi dhe administrata Trump janë duke përfunduar planifikimin dhe ekzekutimin e një pakete stimulimi prej 2 trilion dollarësh për të ndihmuar në rikuperimin nga shpërthimi i virusit.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME