HomeSociale

Dita Ndërkombëtare e Infermierit, Rama: Infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një mesazh për infermierët.

Ai përshendeti sot infermieret dhe infermierët e Shqipërisë, meanë të një mesazhi mirënjohje në ditën e tyre.

Rama thotë se nuk ka qenë kurrë kaq ndërkombëtare kjo festë dhe shtoi se infermierët që kemi parë këto muaj si luftëtarë të pamposhtur me COVID-19 na mësuan se hero të bën sakrifica.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES

Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!
Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.
Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri
#RESPEKT
#DitaNdërkombëtareeInfermierëve.

Rama

K.S/GotaNews


TË NGJASHME