HomePolitikë

Ditë e zymtë / Diktatori Kim Jong-Un shpreh mbështetje të plotë ndaj Rusisë

Aq sa e papritur aq edhe e pritur mund të jetë deklarata e fundit nga Republika Popullore e Koresë së Veriut, e cila ka shprehur mbështetje të plotë për politikat dhe vendimet e Rusisë. Përmes një telegrami, Kim Jong-Un i ka dërguar një urim presidentit rus Vladimir Putin për ditën e Rusisë që konsiston në miratimin e deklaratës së sovraniteti shtetëror.

Në telegramin e tij, Jong-Un e quan Rusinë një shtet mik, teksa përgëzon Putin për kapërcimin me sukses të të gjitha vështirësive dhe sfidave.

Russian President Vladimir Putin (R) meets with North Korea’s leader Kim Jong Un in Vladivostok, Russia April 25, 2019. Sputnik/Alexei Nikolsky/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS – THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Duke u ndalur në pikën më të nxhetë, lùftën me Ukrainë, diktatori korean e cilëson një “kauzë të drejtë për të mbrojtur dinjitetin, sigurinë dhe të drejtat për zhvillimin e vendit” dhe shton se për të arritur këtë, Putin ka mbështetjen e plotë të Koresë së Veriut.

Telegrafi i Kim Jong-Un mbyllet me paragrafin:

“Jam i sigurt se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit koreano-rus, të cilat hynë në një fazë të re kritike pas takimit tonë të parë në Prill 2019 në Vladivostok, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen në mënyrë dinamike në të gjitha fushat, dhe në rrugën drejt mbrojtjes së drejtësisë ndërkombëtare, sigurimi global i bashkëpunimit taktik dhe strategjik mes dy vendeve do të jetë më i ngushtë. Duke shfrytëzuar këtë rast, ju uroj me gjithë zemër shëndet të mirë, mirëqenie dhe prosperitet për popullin mik rus.”/ Burimi: Kcna.kp | Përktheu dhe përgatiti: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME