HomeSport

Ditë speciale për Kukësin, klubi feston 90-vjetorin

Për klubin e Kukësit, 4 marsi do të thotë shumë. Sot është dita kur klubi verilindor feston 90 vjetorin e krijimit.  Kukësi numëron 2 Superkupa, 1 titull kampion dhe 2 Kupa Shqipërie. Skuadra, viteve të fundit është forcuar shumë, duke u kthyer në një nga pretendentet kryesorë për të marrë kampionatin. Në garë është edhe këtë sezon, ku rënditet në vendin e dytë.

Ndeshje speciale kjo e sotmja ndaj Vllaznisë, ku një fitore do ishte ”qershia mbi tortë”. Lojtarët, sa i përket 90 minutëshit  janë të motivuar për shumë arsye. Kujtojmë që kjo është përballja e parë ku kuksianët do  kenë në krye Orges Shehin.


TË NGJASHME