HomeLajmi i Fundit

Ditë zie për “bilbilin” e këngës, Nexhmije Pagarushën

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Sot i jepet lamtumira e fundit, Bilbilit të Kosovës. Ajo ka ndërruar jetë të premten në moshën 86-vjeçare.

Do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Agjenda:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.

M.H/ GotaNews