HomeShowbiz

Ditëlindja e David Beckham në karantinë, Victoria dhe fëmijët surprizojnë ish-futbollistin

Te pafat janë ata që duhet të kalojnë ditëlindjen në karantinë…

Edhe ish-futbollisti i famshëm David Beckham bën pjesë në ato persona që ditëlindja i përkoi me këtë situatë. Mirëpo ishte Victoria ajo e cila u mundua që dita e bashkëshortit të saj të ishte speciale. Ditën e djeshme Victoria e uroi David publikisht me një video të momenteve të tyre më të lumtura. Ajo dhe fëmijët nuk kanë harruar ta surprizojnë David ashtu siç bëjnë çdo vit, duke i bërë një tortë dhe duke i kënduar plot dashuri këngën e ditëlindjes.

“Nuk mund të isha më i lumtur”, thotë David mjaft i emocionuar.

Pavarësisht se në këtë ditëlindje ai nuk ka patur pranë djalin e madh, Brooklyn, familjarët e tjerë dhe miqtë, Victoria është kujdesur që David të festojë në kushtet e karantinës.


TË NGJASHME