HomeLajmi i Fundit

Ditëlindje në Infektiv/ Ja si e urojnë eprorët e saj

Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv, sot feston ditëlindjen, ndryshe nga vitet e tjera ajo vijoi punën e saj, në shërbim të qytetarëve për të përballur pandeminë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, përmes një postimi në Facebook, e uron Çomon për ditëlindje si dhe shton se se ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, shkruan Manastirliu.