HomeShowbiz

“Ditëlindje në kushtet e shtëpisë”, ja si e festoi 27-vjetorin Morena Taraku

Këngëtarja Morena Taraku, feston ditën e sotme ditëlindjen. Edhe pse e gjendur kushte të vështira për shkak të karantinimit, kjo gjë nuk e ka penguar këngëtaren të organizojë një super festë në kushtet e shtëpisë.

Morena ka postuar foto të ndryshme, ku tregohet qartë dekorimi i shtëpisë, dhuratat e shumta si dhe tortën që iu bë dhuratë për ditëlindje. Ndërkohë kur ora shënoi 00:00 për të ishte rezervuar një surprizë me hedhje fishekzjarresh.

Ajo çfarë bintë në sy ishte torta e madhe më çokollatë dhe e zbukuruar nga lulet ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen King MT”. Ndërkohë tavolina ishte e mbushur me shampanjë dhe ushqime. Ndërkohë për të nxheur atmosferën kanë menduar mikeshat e saj, që kanë kërcyer të veshura me kostume të ndryshme.

Mes dhuratave të shumta, bien në sy trëndafilat e kuq dhe bizhutë e shumta. Epo jo keq për një festë në kushtet e shtëpisë.


TË NGJASHME